Bill Gates dëshmon sot për lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein

Bill Gates do të dëshmojë prapa dyerve të mbyllura në Capitol Hill të mërkurën, pasi publikimi i dosjeve të Jeffrey Epstein këtë vit ka ngritur pyetje lidhur me lidhjet e miliarderit, me financuesin e ndjerë dhe të dënuar për abuzim seksual. 

Kjo paraqitje konsiderohet si një nga dëshmitë e profilit më të lartë para hetuesve të Kongresit deri më tani.

Komiteti i Mbikëqyrjes i Dhomës së Përfaqësuesve ka kërkuar bashkëpunimin vullnetar të Gates pasi një grup dokumentesh të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë zbuloi një sërë pretendimesh grafike, të paverifikuara, si dhe një shkallë bashkëpunimi filantropik midis Gates dhe Epstein që rezultoi më e gjerë sesa dihej më parë. 

Në intervistën e 15-të të zhvilluar nga komiteti, Gates pritet të përballet me pyetje si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët lidhur me natyrën dhe shtrirjen e marrëdhënies së tij me Epstein.

Gates është një nga shumë figurat e fuqishme që kanë pasur lidhje me rrethin e Epsteinit, nga Howard Lutnick deri te Bill Clinton, të cilët janë shfaqur në video ose fotografi të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në dosjet e çështjes.

Siç ka raportuar më parë CNN, elementët më shpërthyes të publikimit të mëparshëm të dokumenteve përfshinin dy draft-e emailesh që duket se janë shkruar nga vetë Epstein në korrik 2013. Në këto shënime të shkruara në mënyrë të çrregullt, të mbushura me gabime drejtshkrimore dhe komente armiqësore, Epstein pretendon se kishte ndërmjetësuar takime seksuale për Gates dhe e kishte ndihmuar atë të siguronte medikamente për të fshehur një infeksion seksualisht të transmetueshëm nga bashkëshortja e tij.

Megjithatë, këto pretendime mbeten të paverifikuara dhe nuk përbëjnë prova të konfirmuara. Vetë fakti që ato gjenden në dokumente të lidhura me Epsteinin nuk dëshmon se pretendimet janë të vërteta.

Deri tani nuk ka pasur konfirmim publik të pavarur që të vërtetojë këto akuza. /Koha.net/

Read Previous

​Nis rinovimi i fushës së “Air Albania”, përgatitje për EURO U-21 2027

Read Next

Tentojnë të arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan, arrestohen të dy persona