KEK-u njofton se është rikthyer në funksion njësia A4

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer me sukses në operim.

Sipas njoftimit të KEK-ut, punime janë kryer në riparimin e sistemit gypor të kaldajës dhe krijimit të kushteve të nevojshme teknike për startim.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a) njofton opinionin se Njësia A4 e TC Kosova A është rikthyer me sukses në operim, pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës dhe krijimit të kushteve të nevojshme teknike për startim. Startimi i njësisë, në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, është realizuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa procesi i sinkronizimit është realizuar me sukses rreth orës 09:00”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën e e 6 majit, KEK-u njoftoi për ndalimin e njësisë A4 si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë, konkretisht në zonën e tejnxehësit.

Po ashtu u bë e ditur se një pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve të munguara të energjisë po sigurohen nga Shqipëria./koha.net

Read Previous

Ushtria zbret me parashuta në një ishull për të ndihmuar një britanik të dyshuar me hantavirus

Read Next

Putini do që Schroder të jetë ndërmjetës në bisedime Rusi-BE për Ukrainën, Gjermania skeptike