Konjufca përfaqëson Kosovën në forumin e Antalyas, theksohet rëndësia e bashkëpunimit rajonal

Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Antalya Diplomacy Forum që u mbajt në Turqi.

Në kuadër të forumit, të organizuar nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, Konjufca përfaqësoi Kosovën në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6).

Sipas komunikatës për media, gjatë takimit u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar pranë rajonit dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal, siç thuhet, konsiderohen më të rëndësishëm se kurrë.

“Ai, po ashtu, tha se është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin e tyre në rajon dhe më gjerë”, thuhet në komunikatë./reporteri

Read Previous

Izraeli pretendon se ka vrarë një nga komandantët kryesor të Hezbollahut

Read Next

AS: Muriqi u shkakton kokëdhembje të gjithë trajnerëve të ekipeve me të cilat luan Mallorca