Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

Në vendimin e tij të fundit për rishikimin e paraburgimit të datës 10 prill 2026, Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit.

“Trupi Gjykues konstatoj se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera”, njofton Specialja. /GazetaSinjali/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

​Ekuipazhi i Artemis II ‘i lumtur dhe i shëndetshëm’ pas përfundimit të misionit historik në Hënë

Read Next

Cilat projektligje u miratuan dje në Kuvendin e Kosovës?