​Kurti dëshiron më shumë bashkëpunim ushtarak Kosovë – Mbretëri e Bashkuar

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Republika e Kosovës dëshiron të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë ushtarak dhe të mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë kontekst, ai ka përmendur bashkëpunimin në fusha specifike, si bashkëzbarkimet, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Kurti ka shfaqur këto aspirata gjatë një darke që për të shtroi ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Vernon Coaker, në “Naval and Military Club”, në Londër.

Kjo ngjarje ishte pjesë e vizitës zyrtare që numri një i qeverisë së Kosovës po zhvillon në Mbretërinë e Bashkuar.

“Gjatë darkës, kryeministri Kurti e falënderoi Lordin Coaker për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke përmendur në veçanti: ndihmën ndaj refugjatëve, rolin e Gjeneralit Michael Jackson në çlirim (komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë), si dhe pas luftës në shtet-ndërtim, zhvillim dhe integrim”, thuhet në një njoftim të qeverisë. /KosovaPress/

Read Previous

1.89 euro për litër çmimi i naftës sot në Kosovë

Read Next

​Vikendi do të zbulojë gjysmëfinalistet e fazës së playoff-it në volejboll