1.89 euro për litër çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 10 prill 2026.

Sipas njoftimit të Ministrisë, çmimet maksimale të lejuara sot janë si në vijim: Nafta (dizel) 1.89 euro/ litër, benzina 1.47 euro /litër Gas: 0.82 euro/litër.

Në ndërkohë para gjashtë ditësh, MINT futi në fuqi vendimin për rregullimin e marzhës së lejuar për shitjen e derivateve të naftës në Republikën e Kosovës.

Me këtë vendim, është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar, ku shitja me shumicë lejohet deri në 2 eurocent për litër, ndërsa shitja me pakicë deri në 12 eurocent për litër. /RTKLive

Read Previous

Marseille zbuloi logon e re të klubit pas 22 vitesh – tifozët nuk janë të impresionuar

Read Next

​Kurti dëshiron më shumë bashkëpunim ushtarak Kosovë – Mbretëri e Bashkuar