Azemi: KEDS’i bashkë me ministrinë po i fshehin provat për skandalin e njehsorëve, unë këtë e njoh si vepër penale

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka drejtuar akuza ndaj Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe KEDS-it, duke thënë se po i fshehin provat lidhur me skandalin e njehsorëve elektrikë.

Ai ka thënë se me këto veprime, ata po kryejnë vepër penale.

“KEDS-i bashkë me ministrinë po i fshehin provat, kanë dalë në terren me shpejtësi dhe i kanë hequr njehsorët që kanë matur gabimisht, ato prova i kanë dërguar diku ku ne nuk e dimë, në disa njoftime që unë i kam parë të lëshuara në fatura nga KESCO, iu është ndërruar njehsori, shkruan që njehsorin e kanë marrë për ta verifikuar dhe më pas tregojnë nëse u kanë borxh ose jo. Unë fshehjen e gjurmës e njoh si vepër penale. Prandaj, kjo është një prej gjërave që duhet ta ndalin menjëherë këtë fshehje”, ka thënë Azemi në KTV.

Azemi ka shtuar se synojnë që t’i drejtohen Parlamentit me peticion për hetim të çështjes./reporteri

Read Previous

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rendit dite çështja e çmimit të naftës

Read Next

Konjufca: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e BE’së dhe NATO’së