“Mirror”: Shqipëria, ndër destinacionet më të lira për majin

Shqipëria është e para në listën e pushimeve të lira që duhet të rezervoni për muajin maj. Kështu e liston britanikja “Mirror” vendin, referuar ekspertit të udhëtimeve Rob on The Beach, ku Shqipëria lë pas në këtë renditje Maltën, Qipron dhe Dalamanin në Turqi.

Sipas ekspertit britanik të udhëtimeve, vendi ballkanik krenohet me brigje plot jetë dhe me histori e kulturë të pasur. Ka shumë kështjella dhe vende arkeologjike, si dhe mundësi për shëtitje dhe plazhe të qeta. Në videon e publikuar nga e përditshmja “Mirror”, eksperti shprehet se Shqipëria është një destinacion që ia vlen për t’u vizituar, pasi mund të gjeni vijë bregdetare që duket si Greqia, por me çmime disa herë më të ulëta se vendi helen.

Gjithashtu, në artikullin e britanikes, Shqipëria ka avantazh edhe motin e ngrohtë me diell në muajin maj dhe, më e rëndësishmja, pa turma dhe flukse pushuesish. Ndër të tjera, jepet edhe një shembull: për 4 netë në një hotel me 3 yje në Sarandë, me mëngjes të përfshirë dhe biletën e avionit nga Londra, çmimi kushton 175 paund për person, disa herë më lirë se në vendet e tjera.

Nga ana tjetër, në artikullin e “Mirror”, Shqipëria renditet e para në listën për t’u vizituar për muajin maj, pasi konsiderohet si një perlë e fshehur që është më e lirë se fundjavat e shumicës së njerëzve që qëndrojnë në shtëpi në Londër. Shqipëria rekomandohet për t’u vizituar me patjetër këtë vit dhe të shfrytëzohen çmimet e lira sipas britanikës “Mirror”, dhe mos prisni vitin tjetër pasi mund të jetë vonë. /tvklan.al

Read Previous

Franca akuzon Hungarinë për “tradhti” pas publikimit të telefonatës së ministrit hungarez me Lavrovin

Read Next

TikTok do të ndërtojë një qendër të dytë të dhënash prej 1 miliard euro në Finlandë