“Football Meets Data”: Rriten ndjeshëm gjasat e Kosovës për Botërorin 2026

Fitorja e Kosovës në Sllovaki ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e gjasave për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Sipas “Football Meets Data”, ‘Dardanët’ tashmë konsiderohen një nga pretendentët seriozë për të siguruar një vend në Botërorin 2026.

Në renditjen e fundit të publikuar, Kosova pozicionohet në vendin e pestë me rreth 45% gjasa për kualifikim. Ajo kryeson listën e skuadrave jofavorite, duke lënë të hapur mundësinë për një surprizë të madhe në ndeshjen vendimtare të 31 marsit ndaj Kombëtares së Turqisë.

Ndërkohë, Kombëtarja e Italisë mbetet favoritja kryesore për të triumfuar në fazën e play-off-it, me rreth 70% shanse për kualifikim. Pas saj renditen Kombëtarja e Suedisë dhe Kombëtarja e Danimarkës, ndërsa Turqia vlerësohet me 55% gjasa përballë 45% të Kosovës.

Në këtë garë të ngushtë, edhe Polonia, që eliminoi Shqipërinë, ka 44% shanse për kualifikim, duke treguar diferencat minimale mes skuadrave.

Në fund të listës qëndron Kombëtarja e Bosnjë dhe Hercegovinës me 30% gjasa. /RTKLive

Read Previous

Kosova pa Dellovën në finalen ndaj Turqisë

Read Next

UEFA përzgjedh fotografinë e Kosovës si favoriten e javës