Biblioteka Kombëtare e Kosovës hap stendën në Panairin e Librit në Leipzig

Sot, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Leipzig, një nga ngjarjet më të rëndësishme të botës së librit, që do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e Kosovës është e përgatitur për t’i pritur vizitorët, lexuesit dhe bashkëatdhetarët që jetojnë në Gjermani, duke prezantuar botimet më të fundit dhe projektet kulturore të vendit.

Vizitorët mund ta gjejnë Kosovën në Sallën 4, D410, ku do të kenë mundësi të njihen më nga afër me literaturën dhe iniciativat kulturore të Bibliotekës Kombëtare./KultPlus.com

Read Previous

​KPK në vështirësi financiare, kërkohet rritje e buxhetit

Read Next

Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike