Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë, këtë të martë, më 17.03.2026, ka votuar me 79 vota rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit pati vetëm një abstenim dhe asnjë votë kundër. Opozita, ndërkaq nuk mori pjesë në seancë pas vendimit për bojkot.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.

Balla gjithashtu u kërkoi kolegëve të votojnë që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste. Seanca plenare përfundoi pas votimit dhe zgjati 22 minuta.

“Lufta ndaj terrorizmit, është betejë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Shqipëria mbetet një shtet i qartë dhe i pa lëkundur në këtë luftë duke zgjedhur anën e shtetit të së drejtës. Sulmi i rëndë i vitit 2022 ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ishte një nga episodet agresive ndaj një shteti sovran. Tentoi të dëmtonte funksionimin e institucioneve”, ka deklaruar Balla.

Pak ditë më parë, sipas tij, Kuvendi i Shqipërisë ishte shënjestër e një sulmi të ri kibernetik.

“Këto janë akte të mirëfillta armiqësore. Rezoluta për të cilën ftohemi ta diskutojmë synojnë të adresojë këtë realitet. Synojmë të dënojmë në mënyrë të qartë çdo formë të mbështetjes së agresionit. Të shpallim Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste”, u shpreh se Balla.

Opozita e ka bojtkotuar seancën ndërsa në seancë nga deputetët opozitarë mësohet se po marrin pjesë Erald Kapri nga Paria Mundësia,dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.

Mesila Doda, e vetmja deputete nga listat e PD-së u paraqit disa momente në ambientet e Kuvendit dhe më pas u largua, raporton Euronews.al.

Read Previous

SHBA mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së mbi zbatimin e Ligjit për të Huajt

Read Next

Kusari-Lila: Bizneset e qytetarët përfitojnë nga tregu i përbashkët rajonal