Komisioni Evropian gjobit Google me 1,02 miliard dollarë për shkelje të Aktit për Tregjet Digjitale
Në Prishtinë të premten u protestua kundër paralajmërimeve për shtrenjtimit të tarifave të rrymës.
Protesta u organizua nga aktivistët e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.
Fillimisht aktivistët dhe qytetarët kanë protestuar para ndërtesës së KEDS-it, ndërsa është arrestuar edhe një person i moshuar. Më pas, protestuesit janë ndalur edhe para Qeverisë së Kosovës.
Qytetarët protestues që kundërshtuan rritjen e çmimit të energjisë elektrike i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të dalë tek ta.
“Hajde poshtë, dil para popullit”, ishte thirrja e protestuesve. /Telegrafi/






