Përfundon java e projekteve në Gjimnazin “Hajdar Dushi”

 

Këto punime u realizuan përgjatë një jave nga nxënësit në bashkëpunim me mësimdhënësit e gjimnazit “ Hajdar Dushi“Temë e projektit ishte ndërlidhja e lëndëve mes vete,si dhe përgatitja për karrierë.Pjesëmarrës në këtë aktivitët ishin 10 mësimdhënës dhe 50 nxënës.Ky projekt u mbështët nga organizata “Aset“ që financohet nga USAID. Drejtori i gjimnazit u shpreh falënderues për të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt.  

 

Ndërsa Zana Meqa, koordinatore e projektit theksoi rëndësinë e tij , dhe poashtu tregoi se  të tilla do të mbahen edhe viteve në vijim. 

 

Nxënëse pjesëmarrëse në këtë projekt ishte edhe Erisa Lipovevi me një punim nga kimia, e cila na tregoi për përfitimet nga kjo përvojë. 

 

Për të gjithë mësimdhënësit  pjesëmarrës u ndan edhe mirënjohje.

https://www.youtube.com/watch?v=7SUhO8xdqjM

 

Read Previous

Si mund t’ju ndihmojnë mollët të humbni peshë?

Read Next

Në Egjipt zbulohen 250 varre 4.200 vjeçe