​Detaje nga takimi i kryeministrit Kurti me ambasadorët, suedez dhe britanik

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi të hënën një takim të përbashkët me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim u diskutua për çështjet aktuale, përmbylljen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimin e institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme, si dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Bëhet e ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën, pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, rritjen e vazhdueshme ekonomike, progresin shoqëror dhe avancimin demokratik, si dhe angazhimin për paqe e siguri, rend publik e kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. /KosovaPress/

Read Previous

Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facebook, Instagram e Whatsapp

Read Next

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Historia unike e Shqipërisë ndaj hebrenjve, shembull morali