Buleshkaj: Zyrtarët publikë njoftohen të paktën tre herë për deklarim të pasurisë

I konsideruar prej vitesh si një mjet thelbësor kundër korrupsionit, deklarimi i pasurisë sot rrezikon të mbetet thjesht një formalitet. Një vendim i Gjykatës Supreme, i bazuar në një ligj të shfuqizuar ka çuar në dekriminalizimin praktik të mosdeklarimit dhe deklarimit të rremë të pasurisë nga zyrtarët publikë.

Burim Ademi, gjykatës në Gjykatën Supreme, thotë se deri tek një situatë e tillë, ku Prokuroria dhe Gjykata kanë hudhur kallëzimet penale dhe aktakuzat ka ardhur edhe si pasojë e mokomunikimit institucional.

“Mendoj që ishte dashur të ketë një komunikim më intensiv brenda nivelit të sistemit gjyqësor. Megjithëse i kemi disa komunikime, por jo që për këtë çështje nuk është diskutuar specifikisht. Megjithëse aspektet të problemeve dhe dilemave praktike gjyqësore ne i diskutojmë në tryeza të ndryshme, qoftë në kuadër të trajnimeve, qoftë në tryeza që i organizon Gjykata Supreme apo emisione të tjera të drejtësisë”, ka thënë ai.

Por, në rastin konkret, ka thënë se nuk ka pasur një komunikim të drejtpërdrejtë, por nga tryezat e fundit dhe nga diskutimet e brendshme mendon që kjo do të reflektojë brenda sistemit gjyqësor e efektivisht do të reflektojë edhe brenda Prokurorisë.

“Sepse pra po theksoj, vendimi i Gjykatës Supreme nuk liron askënd për shkak se është dekriminalizuar vepra, por liron një person të akuzuar nga akuza e prokurorisë për shkak se Gjykata Supreme ka konstatuar se nuk kishte dashje nga kryerësi i veprës penale. Gjithësisht nuk është vërtetuar se ai ka konsumuar elementë e veprës penale”, ka shtuar  ai.

Kur diskutohet për dashjen për të kryer veprën penale, Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit thotë se vërtetohen nga fakti se zyrtarët publik njoftohen disa herë për obligimin e tyre.

“Të gjithë këta zyrtarë publikë kanë qenë të informuar të paktën tre herë për obligimin e tyre. Obligimi jo vetëm për afatin kohor, por edhe për kërkesën ligjore që deklarimi i tyre të jetë i saktë. Përveç kësaj, pas publikimit, të gjithë këta zyrtarët publik janë informuar që kanë mundësi ligjore për ta përmirësuar deklarimin e tyre në qoftë se janë evidentuar ndonjë lëshim teknik gjatë deklarimit të herës së parë”, ka thënë ai.

Tutje, sipas tij në qoftë se dikush e kryen deklarimin e rregullt të pasurisë gjatë muajit mars, ata kanë përafërsisht një muaj për t’i përpunuar ato të dhëna dhe t për t’i bërë të çashme për  publikun e gjerë.

“Pastaj këta zyrtarë e kanë një muaj kohë që t’i edhe njëherë t’i shikojnë, të evidentojnë ndonjë lëshim, të bëjnë kërkesë për përmirësim dhe ne i pranojmë ato përmirësime. Pastaj pas përfundimit thotë kemi tre njoftime, pastaj bëhet publike, pastaj njoftohen edhe njëherë të gjithë këta. Këtë vit e kemi përdorur edhe mekanizmin e SMS-së për t’ informu”, ka shtuar ai.

“Në qoftë se prokuroria, gjyqësori kish mundur me na tregu neve se si mund ta dëshmojmë ne dashjen, ne do ta përgatisim çdo herat. Thotë në qoftë se prokuroria, gjyqësori vjen te Agjencia dhe na thotë dashja mund të dëshmohet nga ju me X, Y, Z vepra, argumente të tjera. Ne do të synonim ta bënim atë”, ka theksuar tutje ai.

Megjithatë, ai thotë se dashja duhet të hetohet nga Prokuroria, dhe mos të kryenin edhe njëherë hetim administrativ.

“Do të duhej që prokurori kur e merr një rast të Agjencisë të kryejë të gjitha hapat e vet hetimorë dhe ta dëshmojë dashjen në kryer e jo ta ta mbyllë thotë sepse Agjencia nuk ka nuk ka arritur ta të dëshmojë dashjen”, ka thënë Buleshkaj.

Arianit Salihu, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka thënë se Prokuroria nuk po bënë hetime administrative.

“Unë konsideroj që çdo rast trajtohet në mënyrë individuale. Çdo rast trajtohet me peshën e saj, çdo rast trajtohet me përkushtimin e saj dhe çdo rast trajtohet sipas specifikave të çdo rasti nuk mund të kenë raste të ngjashme, nuk mund të kenë raste me pretendime të njëjta, domethënë çdo rast është i veçantë”, ka thënë ai.

“Prandaj ne si prokurori çdo rasti që e kemi në procedurë ja kushtojmë kohën e duhur, vëmendjen e duhur, profesionalizmin e duhur. Dhe në ato situata, domethënë kur ne si Prokurori kemi konsideruar se është formuar dyshimi apo ekziston dyshimi i bazuar mirë për ngritjen e aktakuzës, ne i kemi ngritur aktakuzat mbi bazën e të cilave edhe zyrtarët e lartë ose të panderit janë dënuar, kanë marrë dënime meritore nga ana e gjykatës. Porse tanë është një situatë krejtësisht e re unë që po besoj që do ta adresojmë këtë çështje në një kolegjum të përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, sa i përket ligjshmërisë së pasurisë, Kodi i ri Penal nga paragrafi 3 e ka hequr “ligjshmërinë” si kusht për konfiskimin e pasurisë. Megjithatë, Supremja në aktgjykimin e saj e ka shtuar këtë element duke thënë se me vepër penale të mos raportimit apo raportimit të rremë të pasurisë kemi të bëjmë vetëm në situatat kur pasuria nuk është fituar në mënyrë të ligjshme.

Buleshkaj thotë se kërkesa e gjykatave në këtë aspekt është anakronike. Gjykata kërkon që deklarimi i pasurisë domethënë baza e kësaj pasurie të padeklaruar në qoftë se nuk është e krijuar përmes veprës penale do të thotë atëherë edhe mosdeklarimi nuk është shkelje e ligjit.

“Do të thotë kërkojnë që në agjenci këta zyrtarë publik edhe zyrtarët e lartë të deklarojnë të paktën pasuritë e krijuara në mënyrë kundërligjore. Është një kërkesë për ne është anakronike, është total e pakuptueshme se si edhe ne të eventojmë vet ato pasuri që janë krijuar në kundërshtim me ligjin ku ligji qëllimi i ligjit është që të ofrojë ë transparencë të këtyre zyrtare ndaj publikut. Është masë parandaluese e korrupsionit dhe Kodi Penal është i qartë. Ku i ka përfshirë si vepër penale”, ka thënë ai.

Prokurori Salihu ka thënë se neni 430 i Kodi Penal të Republikës së Kosovës nuk e bën këtë diferencë.

“Në asnjë dispozitë të saj nuk i referohet pasurisë së ligjshme apo pasurisë së paligjshme, por i referohet pasurisë së subjektit deklarues. Domethënë si të ligjshme si të paligjshme. Këtë diferencim, këtë diferencim nga pasuria e ligjshme apo pasuria e paligjshme e ka bërë në një vendim gjyqësor Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës për të cilën neve deri më tani e kemi zbatuar dhe e kemi respektuar”, ka thënë ai.

Gzim Shala nga IKD thotë se elementi i ligjshmërisë, i vendosur nga Gjykata Supreme, pos se i kundërligjshëm është edhe konceptualisht i gabueshëm.

“Nëse objekt shqyrtimi është “ligjshmëria” e përfitimit të një pasurie të caktuar, brenda për brenda dispozitave të Kodit Penal, ajo nuk mund të trajtohet në kuadër të veprës penale të mos raportimit apo raportimit të rremë të pasurisë. Kjo për faktin se pasuria e pa raportuar në këtë rast nuk derivon nga kjo vepër penale, por duhet të derivoj nga një vepër tjetër penale. Kjo është edhe arsyeja përse Kodi i ri Penal e ka hequr elementin e “ligjshmërisë” me rastin e formulimit të dispozitës që flet për konfiskimin e pasurisë së pa deklaruar, ku ka theksuar qartazi se “Vlera e padeklaruar ose deklaruar rrejshëm e pasurisë, të ardhurave, dhuratave ose të dobisë tjetër pasurore, konfiskohet”, ka thënë ai.

Për këtë arsye, Shala thotë se inkorporimi i elementit të “ligjshmërisë”, element i cili ishte në Kodin e kaluar dhe u hoq në Kodin e ri Penal, është inkorporim i kundërligjshëm dhe i pabazuar në secilin skenar të interpretimit. /BetimipërDrejtësi.

Read Previous

Situata e sigurisë në Kosovë, flet komandanti i KFOR-it

Read Next

Mbappe flet pas fitores ndaj Sevillës