Gucati: UÇK ka qenë një ushtri çlirimtare që mbrojti kombin e vet dhe qytetarët e saj

Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati, në protestën e organizuar në Shkup ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë kurrë kriminale, por një forcë çlirimtare që mbrojti kombin dhe qytetarët e saj.

“Sot jemi mbledhur këtu për t’i treguar partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut se UÇK nuk ka kryer krime. UÇK ka qenë një ushtri çlirimtare që mbrojti kombin e vet dhe qytetarët e saj. Ne jemi këtu për të ngritur zërin, siç e bëjmë në çdo protestë, duke bashkuar shqiptarët siç bëri edhe Skënderbeu në kohët më të vështira”.

“Kjo gjykatë është formuar nga një individ i çmendur, i cili në vitin 2011 ngriti një rezolutë në Parlamentin dhe Këshillin e Europës, duke pretenduar se UÇK ka kryer krime”.

“Por ne jemi këtu për të treguar se e vërteta është ndryshe”, tha Gucati. /Reporteri.net/

Read Previous

Ish-luftëtari: Kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje

Read Next

Ujërat e zeza “burojnë” mbi asfalt