“Shqipëria, një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën evropiane”

Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbajtur një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara.

Në bashkëbisedimin e saj me studentët e Programit të Studimeve Europiane, Spiropali foli për historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane.

“Me të rinjtë e studimeve evropiane ndamë pikërisht historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane, nga vendi më i izoluar i kontinentit, në partnerin që prodhon garanci për anëtarësim të shpejtë si i barabartë mes kombeve europiane”, shkruan Spiropali.

Ajo shtoi se “për rastësi, në të njëjtin vit të themelimit të këtij universiteti në 1987, fotografi holandez Piet den Blanken fiksoi me objektivin e tij, imazhin e një fëmije të varfër pesëvjeçar, që mundohej të blinte një bukë në Shqipërinë e kohës”.

“Sot me dhjetra e qindra fotografë holandezë vizitojnë vendin tonë për të dëshmuar një tjetër Shqipëri, destinacionin krysor turistik të Evropës, me mbi gjysmë milioni turistë holandezë në vitet 2024-25.

Me të rinjtë e studimeve evropiane ndamë pikërisht historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane, nga vendi më i izoluar i kontinentit, në partnerin që prodhon garanci për anëtarësim të shpejtë si i barabartë mes kombeve evropiane”. /Albanianpost.com

Read Previous

Ermal Krasniqi përfshihet në formacionin e javës në Poloni

Read Next

Ushtria izraelite arreston një nga figurat kryesore të ushtrisë, akuzohet për tradhti