BILD: Fisnik Asllani shihet si pasardhës i mundshëm i Lewandowskit te Barcelona

Sulmuesi kosovar i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, po kalon një formë të shkëlqyer dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës. Sipas BILD, klubi katalanas po e ndjek nga afër 23-vjeçarin, i cili shihet si pasardhës i mundshëm i Robert Lewandowskit.

Asllani, që këtë sezon ka shënuar katër gola në Bundesligë dhe vendosi ndeshjen për Kosovën kundër Suedisë (1-0), ka një klauzolë largimi që mund ta bëjë transferimin e tij të realizueshëm verën e ardhshme.

Vetë lojtari nuk e ka fshehur kurrë admirimin për klubin katalanas. “Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë Barcelona. Gjithmonë kam dashur të luaj atje që fëmijë”, ka thënë Asllani për BILD. Ai ka shtuar se është i mahnitur nga talentet e rinj si Florian Ëirtz dhe Lamine Yamal, duke theksuar: “Është brutale ajo që po arrijnë në këtë moshë.”

Nëse transferimi realizohet, Asllani mund ta bëjë realitet ëndrrën e tij dhe të luajë në të njëjtin ekip me supertalentin e Barcelonës, Lamine Yamal. /KosovaPress/

Read Previous

Zyrtare: Franco Foda rinovon kontratën me Kosovën deri në vitin 2027

Read Next

​Çmimi i arit për herë të parë kalon 4.300 dollarë