Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Dogana e Kosovës sot me 06.10.2025 ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë, ka zbuluar 10 mijë euro të padeklaruara nga një person që po hynte në Kosovë.
Sipas njoftimit, udhëtari fillimisht kishte deklaruar se nuk posedonte mjete monetare për deklarim, ndërsa më pas gjatë kontrollit të detajuar tek i njëjti janë gjetur 10 mijë euro para.
“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme” – thuhet në njoftim.
Dogana ka rikujtuar se udhëtarët që kalojnë në pikat kufitare, çdo shumë nga 10 mijë euro e lartë që e posedojnë, duhet të deklarohet paraprakisht. /Kallxo.com