Von der Leyen përballet me sfida të reja mosbesimi

Photo credits: Kenzo TRIBOUILLARD / AFP

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të përballet me sfida të reja – që synojnë shkarkimin e saj për herë të dytë brenda tre muajsh – pasi grupet e ekstremit të djathtë dhe të majtë në Parlamentin Evropian do të paraqesin mocione mosbesimi këtë javë, sipas “Reuters”.

Edhe pse mocionet e mosbesimit nuk kanë pothuajse asnjë shans për të arritur shumicën prej dy të tretash të votave të nevojshme – për të rrëzuar Von der Leyen, ato mund të nxjerrin në pah shqetësime më të përgjithshme mbi udhëheqjen e saj dhe të destabilizojnë asamblenë e BE-së, mbështetja e së cilës kërkohet për të miratuar legjislacionin.

Mocionet do të propozohen sot nga e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme e Francës – Jordan Bardella, kreu i Tubimit Kombëtar dhe “La France Insoumise” e Manon Aubry – e ndjekur nga mbështetësit e Von der Leyen.

Votimet zhvillohen më 9 tetor. Për Von der Leyen, kjo nuk është një përvojë e re.

Ajo u përball gjithashtu me një mocion mosbesimi në korrik nga ligjvënës, kryesisht të ekstremit të djathtë, të cilit i mbijetoi me lehtësi. /ATSH/

Read Previous

Zelensky: Mijëra përbërës perëndimorë në armët ruse

Read Next

Amorim: Ndihem keq kur nuk shoh të njëjtën grintë në skuadër në çdo ndeshje