Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se pas negociatave intensive, Izraeli ka rënë dakord për një marrëveshje të re që parasheh një tërheqje fillestare nga Gaza. Lajmi është bërë publik përmes një postimi në platformën “Truth Social”.
Trump tha se marrëveshja është ndarë tashmë me Hamasin, dhe se pritet vetëm konfirmimi i tyre për të nisur zbatimin.
“Pas negociatave, Izraeli ka rënë dakord për vijën fillestare të tërheqjes, të cilën ia kemi treguar dhe ndarë me Hamasin.”
Ai bëri të ditur se sapo Hamasi të konfirmojë, do të hyjë në fuqi armëpushimi, do të nisë shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve, dhe do të hapet rruga për një tërheqje më të gjerë.
“Kur Hamasi të konfirmojë, armëpushimi do të hyjë MENJËHERË në fuqi, do të nisë shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve, dhe ne do të krijojmë kushtet për fazën e ardhshme të tërheqjes, e cila do të na afrojë me fundin e kësaj KATASTROFE 3,000-VJEÇARE”, shkroi Trumpi.
Sipas Trumpit, afati i fundit i dhënë për konfirmimin e planit nga Hamasi është sot në orën 18:00, sipas kohës lokale në Uashington.
Ai gjithashtu ka dhënë një paralajmërim të ashpër në rast se Hamasi refuzon marrëveshjen.
“Nëse nuk e pranojnë planin për të ardhmen e Gazës, mbi ta do të shpërthejë gjithë ferri,” paralajmëroi Trumpi.