Rama shfaq bukuritë e Shqipërisë në Ditën Botërore të Turizmit

Një ditë pas shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij një videokartolinë të veçantë të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Në këtë video paraqiten bukuritë natyrore të Shqipërisë, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti shqiptar, ndërsa shfaqen edhe turistë që fotografojnë këto peizazhe për t’i ruajtur si kujtime të bukura.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë videokartolinë të realizuar për Ditën Botërore të Turizmit, që sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik, ju uroj një të diel të paqtë”.

GazetaSinjali/

Read Previous

ByteDance pritet të ruajë një rol të madh në TikTok-un e ri në SHBA?

Read Next

Parashikimi i motit për sot