Këshilltari i Osmanit: Serbia mund të bërtasë sa të dojë, presidentja është e akredituar në OKB si çdo kryetar shteti

Këshilltari politik i presidentes Vjosa Osmani, Rinor Nuhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, rreth mënyrës se si shefja e shtetit të Kosovës, ka hyrë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai në platformën X, ka shkruar se fabrika e lajmeve të rreme e Vuçiqit dhe Marko Gjuriqit po punon me orar të zgjatur, gjersa shtoi se presidentja Osmani është akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së, si çdo kryetar shteti tjetër.

“Gënjeshtra pas gënjeshtrash. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk u ‘fut kontrabandë’ në OKB nga ‘një vend tjetër’, as nuk hyri si ‘turiste’. Ajo është e akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së… si çdo kryetar shteti tjetër. Serbia mund të bërtasë sa të dojë. Faktet nuk ndryshojnë. Kosova është këtu. Dhe është këtu për të qëndruar. Përgjithmonë Kosova”, ka shkruar Nuhiu./reporteri

Read Previous

Fotoreporteri danez i gatshëm të dëshmojë për krimet e luftës në Kosovë

Read Next

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Të shtëna me armë, dhunë në familje dhe narkotikë