Franca kërkon që autorët e sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, të sillen para drejtësisë.

Në dyvjetorin e rënies së Bunjakut, Guerot u shpreh se mendimet janë me familjen e tij.

“Dy vjet pas sulmit kriminal në Banjskë, i cili i mori jetën e rreshterit Afrim Bunjaku, mendimet tona janë me familjen e tij. Franca vazhdon të bëjë thirrje që autorët e këtij sulmi vdekjeprurës të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai në “X”.

Read Previous

Banorët në rrugën “Emin Dervishdana” në hall me kanalizimin, KRU “Gjakova” pa përgjigje

Read Next

Apple tregon se çfarë do të ndikojë për keq në baterinë e iPhone!