Kush është blerja më e rëndësishme e Man City viteve të fundit? Guardiola jep përgjigjen

Pasi mbërriti te Manchester City, në janar të këtij viti për 40 milionë euro, pa folur anglisht dhe relativisht i panjohur, Abdukodir Khusanov po i fiton ngadalë të gjithë.

Trajneri i tij Pep Guardiola, është i pari që e bën këtë. Ai vazhdon ta aktivizojë, duke folur në një konferencë për shtyp për aftësitë e uzbekut.

“Ai mund të luajë në çdo pozicion mbrojtës, përveç mbrojtësit të majtë. Ai nuk është një lojtar që krijon shumë raste në sulm, por vizioni i tij është i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola.

Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Ai është i fortë, i ekuilibruar dhe tepër i fokusuar. Ai është një transferim i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët që klubi ka bërë vitet e fundit. Jam i sigurt se ai do të ketë një karrierë të suksesshme këtu për shumë vite”, theksoi Pep Guardiola. /Telesport.al/

Read Previous

SHBA – Venezuelë: Gara për naftën e Karaibeve

Read Next

Kurti: Ndërkombëtarët mos ta konsiderojnë Serbinë shtet normal