Mungesa e kanalizimeve në fshatin Moglicë po vazhdon të ju krijojë telashe komunitetit në këtë zonë. Në një prononcim për mediumin tonë, Prend Zefaj thotë se të gjitha ujërat e zeza derdhen pranë shtëpive dhe në rrugë, duke krijuar një problem të madh mjedisor. Banorët e kësaj zone kërkojnë që kjo problematikë të mos mbetet vetëm premtim por të jetë prioritet për zgjidhje nga ana e institucioneve.
Banorët e Moglicës kërkojnë t’u rregullohet kanalizimi