Taulant Balla: Objektivi historik i mandatit të katërt, Shqipëria 2030 anëtare në BE

Pas përfundimit të seancës së parë të Parlamentit të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla falënderoi qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen historike që i kanë dhënë Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaroi se objektivi i këtij mandati historik është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.

“Faleminderit shqiptarëve në Shqipëri dhe Diasporë për nderin e madh të jemi shumica parlamentare më e madhe se asnjëherë më parë për realizimin e objektivit historik Shqipëria 2030 anëtare e Bashkimit Evropian”, shkruan Balla.

Gjatë fushatës elektorale, Balla ka mbajtur detyrën e Drejtuesit Politik të PS për Diasporën, gjatë ushtrimit të së cilës ka theksuar se roli i shqiptarëve jashtë vendit është jetik për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Socialistët hynë në këtë legjislaturë me një shumicë historike në Kuvend me 83 mandate, duke vendosur si prioritet kryesor procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. /ATSH/

Read Previous

Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: ‘Diella’ më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Read Next

Kryeministri polak Tusk: Sulmi me dronë nuk u krye gabimisht