FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Shqipërisë në miqësore, luhet më 14 tetor

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që takimi të luhet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në ora 19:00.

Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018, në “Elbasan Arena”, dhe është mbyllur në barazim pa gola.

Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026. Po në këtë muaj, kuqezinjtë do të zbresin në fushë edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë në Beograd. /a2news/

Read Previous

Juventus vs Inter: Statistikat dhe kuriozitetet e rivalitetit legjendar!

Read Next

Ky është shteti më i lirë në botë për të jetuar në të