Norvegjia përkrah Kosovën në ambiciet e saj drejt anëtarësimit në BE

Norwegian Prime Minister Erna Solberg talks during a joint press conference with European Commission President Jean-Claude Juncker (unseen) on January 21, 2015 at the EU Headquarters in Brussels. The two leaders held bilateral talks. AFP PHOTO/JOHN THYS (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, në një letër urimi dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Norvegjia e përkrah Kosovën në proceset e nevojshme të reformave dhe në ambiciet e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ajo ka ofruar edhe përkrahjen në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Solberg ka thënë se integrimi euro-atlantik është kyç për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Integrimi euro-atlantik është kyç për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Norvegjia plotësisht përkrah ambiciet e Kosovës për t’iu bashkuar BE-së dhe do të vazhdojë të ofrojë përkrahje në procesin e reformave që janë të nevojshme për integrimin evropian. Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës do të jetë një hap i rëndësishëm para në këtë aspekt. Mund t’ju siguroj se Norvegjia do të përcjellë nga afër zhvillimet dhe do të ofrojë përkrahje në këtë proces./eo/

Read Previous

Sindikalistët kërkojnë më shumë nga sindikatat (video)

Read Next

Sa pranohen martesat me nacionalitete tjera në Gjakovë ?