Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se vendi është në bllokadë institucionale si rezultat i dëshirës së Lëvizjes Vetëvendosje për ta bllokuar Kuvendin e Kosovës.
Ai para nisjes së seancës konstituive tha se bllokada nuk është kushtetuese, por politike.
“Bllokada në vete nuk është kushtetuese, por është politike dhe qëllimi është politik.. procedura që është ndjekur qëllimi politik me përdorë procedurën për bllokim të Kuvendit është i Lëvizjes Vetëvendosje ata nuk kanë dashur me zgjedh as kryetarin e Kuvendit dhe tash e kanë gjetur dhe kanë dashur me bindje të plotë edhe kanë dashur me bllokua edhe të nënkryetarëve shqiptar procedurën e konstituimit të Kuvendit dhe tash e kanë gjetur një pikë ku mund të krijojnë më shumë simpati popullore duke bllokuar tek pika e Listës Serbe….Kanë qenë pikërisht deputetët e Vetëvendosjes që kanë insistuar që udhëzimet të kenë fuqi detyruese, dhe tani po e përdorin këtë instrument kundër interesave të Kosovës, instrument që nuk është dashur të ekzistojë në këtë formë”, ka deklaruar Gashi.
Gashi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka plan për bllokim të institucionet të Kosovës, për çka tha se cili është përfitimi nuk e dinë.
“Jemi në një bllokim institucional si rezultat i veprimeve të paarsyeshme dhe si rezultat i dëshirës së Lëvizjes Vetëvendosje për ta bllokuar Kuvendin, pra shihet qartë se ka një plan bllokimi institucional në Kosovë cili është përfitimi i saj nuk e di si duket nuk ka mundësi që të bëjë institucione dhe formoj qeverinë dhe si rezultat i pamundësie për të krijuar qeverinë dëshiron të krijoj situatë tjetër për në Gjykatën Kushtetese ku do të humben të paktën edhe dy muaj të tjerë dhe për këto dy muaj të ardhshëm do të jemi në një situatë ku qeveria e Kosovës do të jetë e ekskomunikuar nga partnerët ndërkombëtar dhe interesit e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai. /KosovaPress/