Zanetti: Çdo ndeshje është e vështirë në një kompeticion si Liga e Kampionëve

Creator: Christopher Jue Copyright: Getty Images

Pas shortit të fazës së grupeve të Champions League, zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, foli për “Movistar”: “Është një short i ekuilibruar për ne. Çdo ndeshje është e vështirë, sidomos në një kompeticion si Champions League. Duhet të mendojmë hap pas hapi.

Atletico Madridi? E dimë që është skuadër e madhe, ka një trajner të shkëlqyer, që unë e njoh shumë mirë. Ishte shok skuadre i imi, jemi miq. Njoh disa anëtarë të stafit të tij si Vivas, Gustavo López dhe shumë nga lojtarët atje.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, sidomos sepse luajmë në fushën e tyre. Fillimi i tyre i dobët në La Liga? Po, por jemi vetëm në fillim. Mendoj se Atletico Madridi do ta gjejë rrugën e duhur pas disa ndeshjesh”. /Telesport.al/

Read Previous

Kuvendi i Shqipërisë përfundon shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt e BE-së

Read Next

SHBA-ja ia bllokon pjesëmarrjen udhëheqësit palestinez në takimin e OKB-së në Nju Jork