Gjermania përkrah Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor drejt integrimit në BE

Ambasada gjermane në Tiranë ka riafirmuar përkushtimin e Berlinit ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një reagimi publik, theksohet se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një çështje teknike, por një hap strategjik me rëndësi gjeopolitike.

Sipas ambasadës, Shqipëria ka ndërmarrë reforma domethënëse në vitet e fundit dhe tani është koha për të vijuar me vendosmëri në këtë rrugë.

Gjermania thekson se BE-ja përfaqëson më shumë se një hapësirë ekonomike — është një garanci për siguri, stabilitet dhe liri.

Në mesazhin e saj, ambasada vë në dukje nevojën që rajoni të qëndrojë larg ndikimeve autokratike, duke theksuar se e ardhmja e Ballkanit është brenda familjes evropiane.

“Evropa është më shumë se tregu i brendshëm më i madh në botë. Evropa është një premtim – për siguri, mirëqenie dhe liri. 🇪🇺
Ky premtim shtrihet përtej kufijve tanë. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme gjatë viteve të fundit. Tani është koha që ky rrugëtim të vazhdohet me vendosmëri.
Anëtarësimi në BE nuk është vetëm një proces teknik – zgjerimi është #Gjeopolitikë. Ne nuk duhet t’ua lëmë fqinjësinë tonë autokratëve, të cilët duan të ushtrojnë ndikim dhe të krijojnë varësi. Rruga drejt BE-së bazohet në kritere të qarta – por qëllimi mbetet anëtarësimi. Gjermania qëndron e vendosur përkrah Shqipërisë dhe të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane”, thuhet në postim. /Panorama.al/

Read Previous

SHBA-ja kufizon kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët

Read Next

Shqipëri | Viti 2025 sjell rënie të prodhimit të energjisë dhe rritje të importeve