Ambasadori Philip Kosnett: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj demokracisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë.

Sipas tij, një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme.

“Një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”./GazetaBlic/

Read Previous

Fakte për gjërat që duken të zakonshme në shikim të parë

Read Next

Haradinaj kujton masakrën në Bukosh të Suharekës