Debat Tahiri-Haxhiu në Kuvend për Dhomat e Specializuara, PDK kërkon votim urgjent të projektligjit
Basketbollisti amerikan Jaylani Darden, njëri nga lojtarët më premtues të kolegjeve amerikane, pritet të bëhet së shpejti pjesë e KB “Vëllaznimit”.
Sipas burimeve brenda klubit kuq e zi, zyrtarizimi i marrëveshjes me lojtarin është çështje ditësh, dhe pritet të publikohet shumë shpejt.
Darden, i lindur më 25 janar 2002 në Norfolk, Virginia (SHBA), luan në pozitën e guard-it. Ai e nisi karrierën në Longwood University, ndërsa shkëlqeu me Norfolk State Spartans, ku u dallua për lojë të fortë mbrojtëse, kërcime dhe shpërndarje të topit.
Në sezonin 2024–25 ai regjistroi mesatarisht 6.6 pikë, 4.8 kërcime dhe 2.5 asistime për ndeshje, duke u shfaqur si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Një nga ndeshjet më të mira ishte kundër Floridës në NCAA Tournament, ku shënoi 15 pikë. /tvsyrivision/