Të dhënat e fundit – kolona deri në 1 orë te Dheu i Bardhë 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave më të fundit, pritjet më të gjata janë te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët që po dalin nga Kosova po përballen me pritje deri në 1 orë.

Në të gjitha pikat tjera kufitare aktualisht nuk raportohet për kolona apo vonesa.

/sinjali

Read Previous

Sot një tjetër tentativë për kryeparlamentar

Read Next

Raportohet se Pentagoni e ka bllokuar Ukrainën të sulmojë thellë brenda Rusisë