Milot Rashica ka shkëlqyer me fanellën e Besiktasit, duke qenë protagonist absolut në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës kundër Lausanne.
Sulmuesi i Kosovës shënoi një gol të bukur në minutën e 45-të dhe u vlerësua si lojtari më i mirë i turqve me notën 8.2 nga SofaScore.
Ai shënoi nga një top i kthyer, duke tunduar rrjetën për epërsinë e ekipit turk.
Milot Rashica finds the net for Beşiktaş against Lausanne in the Conference League playoff! ⚫️⚪️
pic.twitter.com/fV83KSL5eA— Kosovo Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 21, 2025
Përveç golit, ai fitoi tetë duele, krijoi një rast të qartë për shënim dhe regjistroi 78% pasime të sakta.
Rashica u zëvendësua në minutën e 84-të, ndërsa në lojë për Lausanne nga minuta e 86-të hyri edhe shqiptari Alban Ajdini.
Takimi përfundoi 1-1, pasi Bryan Okoh barazoi në minutën e 83-të.
Rezultati e lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit. /Telegrafi/