Ministria e Financave e Banka Botërore me marrëveshje 96 milionëshe
Anija shqiptare “Lissus” së bashku me 22 detarë u nisën nga baza e Sarandës për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të NATO-s, “Sea Guardian”, në detin Egje.
Misioni do të zgjasë për 6 muaj dhe synon të forcojë sigurinë detare në rajonin e Mesdheut, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Zyrtari i lartë shqiptar vizitoi anijen dhe përgëzoi trupën detare për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, duke i uruar një mision të suksesshëm.
Ai vuri në dukje se vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer pesë operacione të suksesshme, duke shpëtuar mbi 120 jetë njerëzish.
Në total, Forcat Detare shqiptare në detin Egje kanë realizuar 29 operacione, duke shpëtuar më shumë se 700 persona, duke treguar kështu rolin e rëndësishëm dhe të vendimtar të tyre në misionet ndërkombëtare.
Përmes Operacionit “Sea Guardian”, NATO ruan praninë e vazhdueshme në Detin Mesdhe, e ngarkuar me luftën kundër terrorizmit, mbledhjen e inteligjencës dhe parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. /Albanianpsot.com