Gjysmë ore pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, transmeton KosovaPress.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Raportohen pritje deri gjysmë ore në Merdarë dhe deri 15 minuta pritje te Dheu i Bardhë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:40 të mëngjesit./KosovaPress.

Read Previous

BBC: Trump foli me Putinin në telefon për rreth 40 minuta

Read Next

Gjykata Kushtetuese vendos, por a do të funksionojë Kuvendi normalisht?