Ursula von der Leyen do ta shoqërojë Zelenskyn në takimin me Trump në SHBA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se nesër do të jetë në Uashington për të marrë pjesë në takimin ndërmjet Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump.

Këtë e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në platformën “X”, ku theksoi se ftesa për të marrë pjesë në këtë takim erdhi nga vetë presidenti ukrainas.

“Me kërkesë të presidentit Zelensky, unë do të bashkohem me presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër”, ka shkruar von der Leyen, pa zbuluar se cilët liderë të tjerë do të marrin pjesë.

Read Previous

SHBA-ja e ndal dhënien e vizave për njerëzit e Gazës

Read Next

SBASHK paralajmëron grevë nëse nuk ka dialog me MASHT-in deri në shtator