Zyrtare: Aro Muric i bashkohet Sassuolos

Arijanet Muric edhe zyrtarisht është larguar nga Ipswich Town dhe karrierën do ta vazhdoj në Serie A.

Portieri i Kombëtares së Kosoëvës është bashkuar me skuadrën e rikthyer në Serie A, Sassuolo.

27-vjeçari është bashkuar me Sassuolon si huazim nga Ipswich Town me klubin italian që ka të drejtën e blerjes.

Për reprezentuesin kosovar kjo është hera e parë që do të mbrojë në Itali, pasi ai më parë këtë e ka bërë në Angli, Turqi, Spanjë dhe Holandë.

Sassuolo do ta ketë të drejtën e blerjes së portierit kosovar pas një viti për 10 milionë euro.

Muric tanimë është prezantuar te Sassuolo dhe pritet të debutoj më 23 gusht në Serie A kundër kampionit në fuqi, Napolit. /Telegrafi/

Read Previous

Temperaturat e larta, IKSHPK del me katër këshilla si ta mbani shtëpinë e freskët

Read Next

PSG – Tottenham Hotspur