AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Të shtunën deri në 40C. Nga e diela rrebeshe shiu dhe rënie e temperaturës.
Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën e shtunë, me maksimale që arrin deri në 39C e 40C, lokalisht deri në 41C apo 42C.
Me zhvillime të vranësirave orëve të pasdites, rrebeshe të shkurta shiu shfaqen përreth zonave malore, e që më pas mund të kalojnë përgjatë pjesëve tjera të vendit.
Fryn erë jugore e jugperëndimore mesatare 4-10m/s. Rrebeshet ka gjasa të shoqërohen edhe me erëra të stuhishme, që mund të frynë me hove mbi 20m/s (70km/h)./express/