Hertha Berlini interesohet për transferimin e Mërgim Berishës

Sulmuesi i Hoffenheimit, Mërgim Berisha, është kontaktuar nga Hertha Berlini për një transferim të mundshëm. 

Në fakt ka qenë trajneri i skuadrës nga Berlini, Stefan Leitl, i cili ka folur vetë me sulmuesin 27-vjeçar për kalimin e tij te Hertha, shkruan “Kicker” të dielën. 

Berisha është zhvilluar si futbollist te skuadra austriake, Salzburg. Ndërkohë, karrierë ka bërë edhe te LASK-u, Magdeburgu, Altachu, Fenerbahçe e Augsburgu. 

Por, në vitet e fundit, sulmuesi që ka dy paraqitje në miqësore me Gjermaninë, është përballur me shumë lëndime. 

Edicionin e kaluar e mbylli me një gol e një asistim në 19 paraqitje. /Koha.net/

Read Previous

Irani pranon negociata të reja me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë

Read Next

Situata e zjarreve në Shqipëri: Nga 23 vatra, 7 ende aktive