Kaplohet nga flaka një lokal marketingu dhe printimi në Gjakovë

Një lokal në Gjakovë, ku gjendeshin makina të ndryshme të marketingut dhe printimeve është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Rasti ka ndodhur rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm, kurse vlera e dëmit është e konsiderueshme.

“Gjakovë 19.07.2025-01:40. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një lokal ku kishte makina të ndryshme të marketingut dhe printimeve. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arrit ta lokalizojnë zjarrin. Vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti nën hetime nga njësitet policore”, njofton PK.

Read Previous

Shkurtimi i ndihmave amerikane rrit frikën për HIV në Afrikën e Jugut

Read Next

Kurti e Limaj do të takohen sërish