Nico Williams zbulon arsyen e rinovimit me Athletic Club

Sulmuesi spanjoll Nico Williams nënshkroi një rinovim historik të kontratës me Athletic Club, duke e lidhur veten me klubin bask deri më 30 qershor 2035. Një kontratë e paprecedentë në historinë e futbollit: tetë vjet shtesë nga marrëveshja e mëparshme.

Gjatë ceremonisë, Nico veshi një fanellë të re të frymëzuar nga koncepti “WIN” (Williams, Iñaki dhe Nico), një simbol i besnikërisë ndaj projektit bask pavarësisht presionit të klubeve më të fuqishme.

“Ne kemi qëllime ambicioze, si Champions League dhe dua t’i arrij ato me klubin e jetës sime. Kjo është edhe për tifozët, të cilët gjithmonë më kanë mbështetur. Shpresoj t’i bëj ata të festojnë në San Mamés për një kohë të gjatë”, tha Nico Williams. /Telesport.al/

Read Previous

Policia jep detaje për arrestimin e Igor Popoviq

Read Next

Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta – Çka do të thotë për ekonominë?