Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Edhe pse duket se gara për titullin kampion për pilotë do të jetë një garë dyshe mes dy pilotëve të McLaren, Oscar Piastri e Lando Norris, piloti australian ka dyshime për këtë gjë. Ai beson se edhe Max Verstappen do të duelojë deri në fund, pavarësisht problemeve që ka Red Bull.
Oscar Piastri ndodhet 8 pikë përpara Lando Norris dhe 69 përpara Verstappen në renditje. Kryesuesi i Botërorit beson se kampionati do të jetë i hapur deri në fund, ndaj ai nuk e përjashton 4 herë kampionin e botës në Formula 1 nga gara për titull.
“Rivaliteti nuk më shpërqendron dhe sa i përket kampionatit, nuk jam shumë i shqetësuar për atë që po bën Max ose sa pikë është pas meje. Mendoj se ai do të jetë një kërcënim çdo fundjavë ose shumicën e fundjavave. Ndaj, kjo është arsyeja pse nuk mund ta përjashtosh nga gara për titull”, tha Piastri.
“Nuk e dimë nëse makina ka ritmin e duhur apo jo. Çdo fundjavë përpiqem të bëj më të mirën dhe shqetësohem për këtë. Kështu që, nuk shqetësohem për pozicionin e Max në kampionat. Natyrisht, ai është pak më prapa tani. Është një epërsi e mirë për t’u kompensuar, por nuk shqetësohem shumë“, tha australiani. /Telesport.al/