UFC-318 vjen me duelin për titullin BMF mes legjendave Holloway e Poirier

Më 19 korrik, në Nju Orlins, do të zhvillohet eventi UFC-318 në artet marciale mikse. Një event që ka një duel mjaft interesant, atë mes Max Holloway dhe Dustin Poirier.

Dy veteranë e legjenda të kafazit, me Holloway që ka qenë kampion bote, ndërsa Poirier është ai që ka mposhtur dy herë radhazi Conor McGregor. Dueli mes tyre është i vlefshëm për titullin BMF (baddest mother**ker), një përballje simbolike që UFC ua rezervon yjeve të saj.

Për Poirier kjo është hera e dytë që duelon për këtë trofe, ndërsa për Holloway hera e parë. Dueli mes tyre do të zhvillohet në peshën e lehtë.

Interesant fakti se kjo është hera e tretë që dy luftëtarët do të ndeshen mes tyre në kafaz, me Poirier që i ka fituar të dyja sfidat e para, në vitet 2012 e 2019. Gjithsej janë 15 duele që do të zhvillohen në këtë event, ku në kafaz do të ngjiten edhe disa emra të njohur si Kevin Holland, Marvin Vettori etj. /Telesport.al/

UFC-318, duelet kryesore

  • Max Holloway – Dustin Poirier
  • Paulo Costa – Roman Kopylov
  • Kevin Holland – Daniel Rodriguez
  • Dan Ige – Patricio Pitbull
  • Michael Johnson – Daniel Zellhuber

Read Previous

OVL-UÇK reagon reagon pas vendimit të Speciales

Read Next

Gruda: Mbajtja e pozitës së ministrit dhe deputetit përbën vepër penale