Përvjetori i Srebrenicës, Begaj: 30 vite nga masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, duke e cilësuar atë si masakrën më të rëndë që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një postimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, Presidenti Begaj ka theksuar se më shumë se 8,000 boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe, ndërsa mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë:

30 vite më parë në Srebrenicë ndodhi masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se 8000 djem dhe burra boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicës, jemi pranë familjeve që vijojnë të mbajnë dhembjen e thellë për njerëzit e tyre të dashur viktima të këtij gjenocidi.

30 vjet më pas, Srebrenica na kujton për rëndësinë që ka veprimi i përditshëm i çdonjërit prej nesh në shërbim të paqes. /GazetaSinjali/

Read Previous

Pilotët e FSK-së përfundojnë trajnimin rifreskues me helikopter

Read Next

Shefi i NATO-s: Nuk do t’i harrojmë kurrë tmerret që ndodhën në Srebrenicë