Ndërsa udhëtonte për në Uashington, Benjamin Netanyahu miratoi sulmet izraelite ndaj objektivave të rebelëve Huthi në Jemen.
Media izraelite “The Times of Israel” raporton se Netanyahu miratoi sulmet nga avioni i tij dhe vazhdoi të merrte përditësime mbi operacionin.
Sulmet u konfirmuan nga ministri i mbrojtjes i vendit, Israel Katz, i cili tha se ato u kryen për shkak të sulmeve të përsëritura nga grupi rebel i mbështetur nga Irani ndaj Izraelit.
Ushtria izraelite sulmoi objektiva në portet Hodeidah, Ras Issa dhe Salif, si dhe termocentralin Ras al Khatib, i cili thuhet se kontrollohet nga rebelët Huthi.