Bie numri i azilkërkuesve në Shqipëri gjatë 2024-ës

Në vitin 2024, Shqipëria ka shënuar ulje të numrit të azilkërkuesve, nga 261 persona në vitin 2023, në vetëm 104 azilkërkues në vitin që lamë pas.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, sipas vendeve kryesore të origjinës ndarja bëhet: Afganistani 27,9 %; Siria 17,3 % dhe Pakistani 10,6 %.

Muajt me më shumë aplikime kanë qenë marsi, prilli dhe qershori të cilët përbëjnë 57,7 % të aplikimeve gjithsej.

Në vitin 2024, rezultojnë 919 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar ulje me 33,5 %, krahasuar me vitin 2023.

Ndërsa, 472 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke shënuar një ulje me 45,7 %, krahasuar me vitin 2023.

Duke analizuar vendin e origjinës të personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, vërehet se: 49,1 % janë me origjinë nga Kosova; 13,8 % me origjinë nga Turqia; 6,2 % me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë 2024, 33,4 % e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare dhe 41,3 % që kanë lënë shtetësinë shqiptare i përkasin grup-moshës 30-39 vjeç.

Read Previous

Në Ditën e Pavarësisë, Trump nënshkruan “Ligjin e Madh dhe të Bukur”

Read Next

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë