Incidentet e 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 02.07.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Carrallukë, Malishevë 04.07.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që në rrjet social kishte postuar foto me pistoletë. Pistoleta me gaz është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ

Gjakovë 29.06.2025 – 00:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Viktima pas intervistimit, është kthyer tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Arrestohet një person në Gjakovë pasi bashkëjetonte me një vajzë të mitur, e raportuar si e zhdukur

Read Next

Meloni thotë se SHBA-të nuk i kanë ndaluar dërgesat e armëve në Ukrainë